Interi i fortë për Fiorentinën

Prishtinë | 20 Gus 2017 | 22:50 | Nga

Interi e ka mposhtur 3:0 Fiorentinën në “Giuseppe Meazza”.

Interi e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Serie A.

Djelmoshat e Luciano Spallettit triumfuan 3:0 ndaj Fiorentinas në ndeshjen e zhvilluar në “Giuseppe Meazza”, shkruan Gazeta Express.

Dy gola për Zi Kaltrit në pjesën e parë i shënoi kapiteni, Mauro Icardi. Fillimisht shënoi nga penaltia në minutën e 6’të dhe më pas me kokë në minutën e 15’të.

Për rezultatin përfundimtar shënoi anësori kroat, Ivan Perisic, në minutën e 79’të, duke konfirmuar kështu se janë gati për një sezon mbresëlënës me trajnerin e ri, Spallettin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme