Interi i do katër yje të Unitedit

Prishtinë | 14 Nën 2016 | 19:48 | Nga

Interi është duke menduar t’i transferojë katër futbollistë të Manchester Unitedit gjatë afatit kalimtar të janarit. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja italiane “Correiere dello Sport”.

Në fakt, “Nerazzurri” janë afër ta bëjnë të vetin mbrojtësin e djathtë, Matteo Darmian, por trajneri i ri i klubit italian, Stefano Pioli e ka ndërmend ta kontaktojë menaxherin e “Djajve të Kuq”, Jose Mourinho, të cilit do t’ia kërkojë edhe disa nga yjet tjerë të ekipit.

Skuadra nga “Giuseppe Meazza” është duke menduar të futet në garë për mesfushorin ofanziv, Memphis Depay derisa kritikat e Mourinhos ndaj Chris Smalling e Luke Shaw, e kanë motivuar Piolin të kërkojë informata nëse klubi nga “Old Traffordi” do t’i linte të largohen edhe këtë dy të fundit.

Interi nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri në Serie A, por as në Europa League.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme