Interi kërkon sulmuesin e Chelseat

Prishtinë | 17 Tet 2016 | 19:50 | Nga

Interi po interesohet për belgun Michy Batshuayi.

Drejtuesit e Celseat janë në kërkim të një sulmuesi, pas problemeve të fundit që kishin me sulmuesin dhe kapitenin Mauro Icardi.

Sot ata kanë gjobitur lojtarin pas fjalëve fyese ndaj tifozëve, por kanë vendosur që të mos ia marrin shiritin e kapitenit.

Por, kjo nuk do të thotë qe çdo gjë ka përfunduar, pasi Interi tashmë është duke tentuar transferimin e sulmuesit të Chelseat, Michy Batshuay.

Transferimi i tij do të synohet gjatë muajit janar, pasi edhe lojtari dëshiron të largohet për shkak se po luan shumë pak nën drejtimin e Antonio Contes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme