Interi nuk dorëzohet për Modriqin

Prishtinë | 25 Gus 2018 | 14:58 | Nga

Interi nuk po heq dorë nga Luka Modriqi dhe pritet të bëjë një tjetër ofertë për mesfushorin e Real Madridit, në afatin kalimtar dimëror në janar.

Kontrata e kroatit përfundon në qershor të vitit 2020 dhe madrilenët nuk janë të interesuar ta shesin atë për asnjë çmim, madje kanë shkuar aq larg sa do ta raportojnë Interin në FIFA për qasje ilegale me futbollistin, transmeton KTV.

Raportet ndërmjet të dyja klubeve shkojnë duke u zbehur, por “Corriere dello Sport” beson se çështja Modriq ende nuk është e mbyllur.

32-vjeçari në rast të transferimit te “Nerazzurrët” do t’u bashkohej bashkëkombësve si Ivan Perisiq, Marcelo Brozoviq e Sime Vrsaljko.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme