Interi refuzon Napolin, Icardi afër rinovimit

Prishtinë | 12 Gus 2016 | 20:08 | Nga

Zikaltrit besojnë se kanë bërë mjaft për të mbajtur Mauro Icardin, pavarësisht interesit të Napolit dhe Arsenalit, duke i ofruar atij edhe një rinovim të kontratës sot.

Sipas Sky Sport Italia, qendërsulmuesi argjentinas është duke konsideruar seriozisht propozimin e vënë në tavolinë gjatë takimit të kësaj pasdite.

Paga e tij do të jetë me vlerë rreth 5 milionë euro në sezon, plus bonuset.

Inter gjithashtu informoi Napolin se oferta e tyre prej 60 milionë euro plus 2 milionë tjerë bonuse u refuzua plotësisht.

Tani duket e mundshme që Napoli duhet të kërkoj diku tjetër për një zëvendësim të Gonzalo Higuain, i cili u largua drejt Juventusit.

Nerazzurrët nuk kanë ndërmend të shesin argjentinasin dhe Icardi është gjithashtu i gatshëm të mbetet me një kontratë të përmirësuar. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme