Interi vetëm 110 milionë euro për transferime

Prishtinë | 08 Qer 2017 | 15:30 | Nga

Interi pritet të bëjë disa ndryshime në skuadër gjatë kësaj vere

Pronarët e Interit i kanë premtuar trajnerit të ri, Luciano Spallettit transferime të rëndësishme gjatë kësaj vere, por edhe disa largime.

Sipas të përditshmes italiane La Gazzetta dello Sport, kompania Suning është gati të akordojë një fond prej 110 milionë eurosh për të bërë blerje të reja.

Por, kësaj shifre do t’i shtohet edhe paratë e fituara nga shitja e pesë lojtarëve, të cilët nuk bëjnë pjesë në planet e Spallettit.

Lojtarët që pritet të largohen janë Jovetic, Ranocchia, Brozovic, Banega dhe Murillo, , ddërsa në skuadër do të mbetet kroati Ivan Perisic.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme