IOC-ja paralajmëron Spanjën për pasojat nëse nuk jep viza për sportistët e Kosovës

Prishtinë | 14 Shk 2018 | 10:33 | Nga

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), Pere Miro, ka paralajmëruar për pasojat që mund t’i bartë Spanja nëse nuk iu jep viza sportistëve të Kosovës për pjesëmarrje në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”.

Miro në një intervistë dhënë “rac1.cat” ka thënë se e drejta e Kosovës për pjesëmarrje në vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e saj është e garantuar me rezolutë të Kombeve të Bashkuara (OKB), shkruan Koha Ditore.

Me rezolutën e vitit 2014 të firmosur nga gjithë anëtarët e OKB-së, përfshirë Spanjën, Miro thotë se rikonfirmohet autonomia e sportit.

Miro këtë shqetësim e ka shfaqur pas njoftimeve që ka marrë nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) dhe Komiteti Olimpik i Spanjës (KOS), që është edhe organizator e këtyre Lojërave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme