IPKO, sponsor gjeneral i Superligës dhe Përfaqësueses së Kosovës

Prishtinë | 09 Gus 2018 | 11:16 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kompania IPKO dhe Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) kanë mbajtur konferencë për medie, ku është bërë e ditur se kjo kompani e telekomunikacionit do të jetë gjeneral i Super Ligës dhe Përfaqësueses së Kosovës në Futboll, për dy vitet e ardhshme.

Të gjitha ndeshjet e Superligës, që nga tani do të quhet “Ipko Superliga e Kosovës” dhe ato të Përfaqësueses së Kosovës do të transmetohen në platformën “Ipko-Digitalb”.

Drejtori i IPKO-s, Robert Erzin, u shpreh i lumtur që do të jenë sponsor gjeneral i përfaqësueses së Kosovës, sepse vlerësoi se ajo ka potencial të madh për suksese në të ardhmen.

“Ekipi kombëtar do të jetë promovuesi më i mirë i vlerave dhe shtetit të Kosovës. Jemi shumë të lumtur në sponsoprizimin e kombëtares, sepse duken që kanë potencial të madh dhe shpresoj që me kohë të rinjtë të jenë sa më të përfshirë në sport dhe kjo i përfshinë edhe fëmijët. Kjo është njëra prej arsyeve që jemi të lumtur, që do të jemi së bashku për dy vjet”, tha Erzin.

Ai shtoi se një prej ngjarjeve më të rëndësishme në futboll është Liga e Kombeve, në të cilën Kosova merr pjesë për herë të parë dhe e cila do të transmetohet ekskluzivisht në platformën Ipko-Digitalb. Tutje, ai bëri të ditur, po ashtu, se ne platformën e tyre do të transmetohen ligat më të forta të futbollit në botë, si Premier Liga, Serie A, La Liga dhe Liga Franceze.

“Do të transmetohen mbi 1000 ndeshje në platformën Ipko-Digitalb, do të ketë ndeshje të UEFA-s, FIFA-s e kampionateve tjera. Përveç futbollit, ne kemi edhe sporte tjera, boks, tenis, basketboll e disiplina tjera”.

 “Jemi shumë të lumtur që për herë të parë po e lajmërojmë një sponzorizim i cili përputhet shumë me biznesin të cilin jemi. IPKO është operatori telefonik më stabil në Kosovë. Deri më tani kemi evidentuar 320 milionë euro në infrastrukturë mobile. Ne jemi udhëheqës në zhvillimin e vendit, sidomos në fushën e telekomunikimit”, tha Erzin.

Ndërsa kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka falënderuar IPKO-n që ka zgjedhur të mbështesë FFK-në, derisa u shpreh optimist se djemtë e përfaqësueses do ta kualifikojnë Kosovën në Ligën e Kombeve, në ndeshjet që fillojnë nga shtatori.

“Ne kemi nënshkruar marrëveshjen dhe besoj në djemtë dhe ne fjalët që i tha në bazë të vlerësimit te tij, që në punën e tyre do të jenë ata që do të na gëzojnë me kualifikim. Prandaj, e falënderoj Robertin dhe Ipkon që na kanë zgjedhur neve. Federata do të ketë edhe sponsorë të tjerë, por ky është sponsori gjeneral”, tha Ademi, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme