The Irish Time: Shqipëria ndër fitueset e Europianit

Prishtinë | 11 Kor 2016 | 19:33 | Nga

Në Europianin e zhvilluar në Francë nuk ka dalë vetëm fitues Portugalia, por edhe disa kombëtare të tjera. Gazeta irlandeze “The Irish Time”, e cilëson Shqipërinë si një ndër 5 vendet që meritojnë që të cilësohen si fitues nga ky kompeticion.

“Shqipëria është një tjetër fituese e këtij kompeticioni, që ia arriti qëllimit, duke marrë një fitore shumë të veçantë në këtë kompeticion të madh. Rruga deri këtu ishte e gjatë dhe me peripeci, nëse kemi parasysh çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, që i dha fitoren për ndeshjen me Serbinë, e ndërprerë për shkak të dhunës.

Apeli i Shqipërisë rezultoi i suksesshëm. Pas humbjeve të pamerituara me Zvicrën dhe Francën në grup, ku Shqipëria luajti mirë, gjithë përpjekjet u finalizuan nga ai gol i Armando Sadikut, i cili mposhti Rumaninë dhe ndezi skenat e një gëzimi të shfrenuar.

Kjo tregon se futbolli prodhon disa momente të paharrueshme. Një sukses ishte edhe për trajnerin Giovanni De Biasi, të cilit iu dha më parë nënshtetësia shqiptare. Një arritje historike në futbollin europian për Shqipërinë, që tani mund të konkurrojë fort, me “armë” më të mëdha”, – shkruan kjo gazetë për Kombëtaren kuqezi.

Katër skuadrat e tjera të vlerësuara, përveç Shqipërisë, ishin Portugalia, Islanda, Uellsi dhe Irlanda e Veriut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme