Isco: Nuk jam bashkuar me Barcelonën

Prishtinë | 07 Pri 2017 | 09:24 | Nga

Isco Alarcon ka folur rreth të ardhmes së tij, ku ka deklaruar se nuk është bashkuar me rivalët e Barcelonës, por është ende te Real Madridi.

Mesfushori i talentuar spanjoll ka qenë cak i thashethemeve të fundit, ku e lidhin atë me një kalim te gjigantët katalunas.

Megjithatë, është vet Isco, i cili deklaron se këto deklarata po e bezdisin, pasi ai nuk është bashkuar dhe nuk do të bashkohet me Barçën.

“Unë nuk jam bashkuar me Barcelonën, o njerëz të bezdisshëm!”, ka shkruar Isco në faqen e tij personale në Twitter.

Kjo foto u bë mollë sherri e spekulimeve për kalimin e tij te Barça!
“Kjo ishte një foto që them se ne jemi duke shkuar për t’i munduar ata”.

Ndryshe, Isco gjithmonë po tregon formë të lartë, sa herë po i jepet rasti te Reali, por pozita e rezervistit nuk po i pëlqen aspak.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme