Isco rikthehet nga lëndimi ndaj ndeshjes me Atleticon

Prishtinë | 14 Nën 2017 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Isco Alarcon do të jetë gati për derbin ndaj Atletico Madridit në La Liga.

Mesfushori spanjoll, Isco ishte lënduar në miqësoren ndaj Kosta Rokës dhe ishte në dyshim për derbin ndaj Atletico Madridit këtë të shtunë.

Lojtari tashmë është kthyer në Madrid ku po rikuperohet dhe thotë se do të jetë gati për derbi.

“Duke u rikuperuar pas goditjes që mora të shtunën. Ndjenja të mira dhe në pritje të derbit”, shkruan Isco në Instagram.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme