Ish-mjeku i ekipit të gjimnastikës së SHBA-ve dënohet me 175 vjet burgim

Prishtinë | 24 Jan 2018 | 19:29 | Nga

Ish-mjeku i ekipit të gjimnastikës së SHBA-ve, Larry Nassar është dënuar me 40 deri në 175 vjet burgim pas dëshmisë së mbi 160 grave që e akuzojnë atë për abuzim seksual.

“Unë do të kujtoj fjalët tuaja gjatë gjithë pjesës tjetër të mbetur të jetës sime”, u tha Nassar viktimave të tij në sallën e gjyqit, transmeton Klan Kosova.

Nassar, 54 vjeçar, u deklarua fajtor për disa akuza të abuzimit seksual ndaj grave dhe vajzave të reja, duke përfshirë edhe olimpistët.

Gjyqtarja e këtij rasti, Rosemarie Aqualina i ka thënë Nassar gjatë shpalljes së vendimit se ai do të jetë “në errësirë gjatë gjithë pjesës së mbetur të jetës së tij”.

“Aq sa ishte nder dhe privilegj të dëgjojë të mbijetuarat, ishte nder dhe privilegj të ju dënoj ju. Sepse, zotëri, nuk e meritoni të dilni jashtë burgut asnjëherë”, ka thënë ajo.

Ajo shtoi se ajo nuk do t’i dërgonte as qentë e saj për kontrollë tek ish-doktori sportiv.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme