Ish trajneri i Liverpoolit, Kewell zëvendësoi Ronaldon

Prishtinë | 16 Tet 2017 | 09:20 | Nga

Ronaldo nuk u transferua në Liverpool pasi klubi i besonte më shumë Harry Kewellit.

Ish trajneri i Liverpoolit, Gerard Houllier, ka zbuluar se prezenca e Harry Kewell në skuadrën e “Të Kuqve” në vitin 2003 ka bërë që ata të hedhin poshtë interesimin për të riun, Cristiano Ronaldo.

Atë kohë, Ronaldo ishte vetëm 18 vjeçar dhe u rrëmbye nga Manchester Unitedi duke u shndërruar në një ndër lojtarët më të mirë në histori të futbollit, teksa ka fituar katër “Topa të Artë” dhe është favorit për të pestin.

“E pash atë në Toulon me grup moshat U-21 në një turne dhe ne vendosëm të shkojmë për të”, tha Houllier të dielën.

“Por ne kishim një shkallë pagash dhe nuk mund të paguanim aq sa ai kërkonte”.

“Ndoshta do të kishim fituar titullin me Ronaldon, por kishim Harry Kewell, që ka qenë i mrekullueshëm atë kohë, ka qenë shumë i uritur, por pësoi një lëndim të rëndë”, shtoi Houllier.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme