Ismet Munishi largohet nga Vëllaznimi

Prishtinë | 10 Nën 2017 | 15:17 | Nga

Trajneri kosovar Ismet Munishi i ka dhënë fund kohës së tij te skuadra e Vëllaznimit.

Munishi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka konfirmuar largimin nga Vëllaznimi duke falënderuar tifozët dhe stafin e skuadrës për bashkëpunimin.

“Jam lodhë. Ju bëj me dije te gjithave, se prej nesër gjendem në pushim deri sa të pushoj. I falënderoj lojtarët që deri pardje ishin shumë korrekt. Stafin e mrekullueshëm Luanin Haxhin dhe Vetonin. Kryetarin Shkelzen Gashi i cili me shumë sakrificë e mban klubin. Tifozët e klubit Kuqezinjtë e Jakovës dhe 1927. Shumë suksese, isha krenar sa isha trajner i klubit me shumë traditë – Vellaznimit” ka shkruar Munishi në Facebook.

Vëllaznimi aktualisht gjendet në pozitën e tetë në tabelën e Superligës me 21 pikë pas 14 ndeshjeve.

Postimi nga Ismet Munishi në llogarinë e tij në Facebook

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme