James zyrtarisht pjesë e Los Angeles Lakers

Prishtinë | 10 Kor 2018 | 09:52 | Nga

Los Angeles Lakers ka zyrtarizuar LeBron Jamesin si lojtar të ri të klubit.

Basketbollisti i njohur ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin e ri.

Kontrata e re ka vlerën e 154 milionë dollarëve.

“Sot është ditë e madhe për organizatën Lakers dhe fansat në botë për të mirëpritur LeBron Jameisn, tre herë kampion i NBA-së dhe katër herë MVP. LeBron është i veçantë. Ai është më i miri në botë. Ai do që të garojë dhe është lider i jashtëzakonshëm që fiton dhe siguron që ekipi të jetë i suksesshëm. Lojtarët janë të lumtur që do të kenë një bashkëlojtar që ka luajtur në nëntë finale të NBA-së. Është hap i madh i afrimit të Lakersave në play-off dhe finale”, ka thënë klubi.

33-vjeçari James ka pasur mesatare prej 27.2 pikësh, 7.4 kërcimesh dhe 7.2 asistimesh në 1143 ndeshje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme