Jamesi debuton me humbje te Lakers-at

Prishtinë | 19 Tet 2018 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Debutimi i LeBron Jamesit për Los Angeles Lakers nisi me dy ngulitje fantastike, por përfundoi me humbje.

Ai përfundoi takimin me 26 pikë e 12 kërcime ndërsa Portrland Trail Blazers fitoi me rezultat 128-119 ndaj Lakers.

James ka insistuar se ekipi i ri i Lakersit do të përmirësohet.

“Merr pak kohë që të përshtatemi deri në momentin kur mund të mbyllësh sytë dhe të dish saktësisht ku është bashkëlojtari yt”, ka thënë James pas ndeshjes.

Damian Lillard realizoi 28 pikë për Portlandin që siguroi fitoren e 16 rresht ndaj Lakersave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme