Januzaj: Jam shumë i kënaqur që kam ardhur te Sociedadi

Prishtinë | 12 Kor 2017 | 22:36 | Nga

Adnan Januzaj është shprehur shumë i lumtur me kalimin te Real Sociedadi.

Mesfushori ka dhënë deklaratën e parë si futbollist i Sociedadit për televizionin e klubit.

“Jam shumë i kënaqur që kam ardhur te Sociedadi dhe që do të luajë për këtë skuadër në sezonin e ri”, deklaroi Januzaj.

“Kam ardhur në një skuadër që luan futboll shumë të mirë. Tani mezi pres të njoh skuadrën dhe futbollistët dhe të punojë me ta”, shtoi kosovari.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme