Januzaj zbulon pse zgjodhi Belgjikën para Shqipërisë e Kosovës

Prishtinë | 26 Sht 2017 | 15:40 | Nga

Adnan Januzaj, anëtari i Real Sociedadit, ka zbuluar arsyen pse zgjodhi Belgjikën para Shqipërisë e Kosovës.

Edhe pse kihste ofertë nga Kosova dhe Kombëtarja shqiptare, Adndn Januzaj vendosi që ta përfaqësoj Belgjikën.

Vendimi i anëtarit të Real Sociedadit kishte zgjuar reagimeve të mëdha tek tifozët shqiptar, të cilët nuk hezituan që ta quajnë edhe “Tradhëtar”.

“Unë jam i lindur në Belgjikë dhe u rrita atje prandaj zgjodha Belgjikën. Është vendi ku unë kam lindur, është vendi im. Ishte një vit i shkëlqyer për mua në kombëtare, por më pas gjithçka u bë e vështirë. Tani shpresoj që të kem një vend te Belgjika në Botërorin e Rusisë në 2018″, tha Januzaj.

Në një prej rasteve unike në botë, Adnan Januzaj kishte mundësinë të përfaqësonte plot 5 kombëtare, Belgjikën, Shqipërinë, Kosovën, Turqinë e madje dhe Anglinë për shkak të rezidencës prej 5 vjetësh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme