Jepet dhe revokohet leja për transmetim të kampionatit “Rusia 2018” në shesh

Prishtinë | 14 Qer 2018 | 08:46 | Nga

Komuna e Prishtinës dhe kryetari i saj, Shpend Ahmeti, janë akuzuar për shkelje ligjore, prandaj do të përballen me padi penale dhe civile, procedurat e së cilës do të nisin së shpejti, ka thënë të mërkurën në një konferencë shtypi, Kushtrim Demiri, drejtor ekzekutiv i “Prishtina Football Fest”.

Ai i ka bërë këto akuza në adresë të Komunës dhe kreut të saj, duke thënë se atij i fillimisht i ishte dhënë leje-pëlqimi për organizim të transmetimit publik të kampionatit botëror të futbollit “Rusia 2018” në sheshin “Skënderbeu”, por vetëm gjashtë orë pas kësaj, kjo leje i ishte revokuar sërish nga institucioni, shkruan sot Koha Ditore.

Demiri ka thënë se e gjitha kjo ka ndodhur, ndonëse kompania kishte respektuar vijën ligjore, duke drejtuar me kohë kërkesën në Komunën e Prishtinës për të marrë leje-pëlqim për organizimin e transmetimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme