Joao Mario lojtar i Interit, pritet zyrtarizimi

Prishtinë | 14 Gus 2016 | 14:54 | Nga

Joao Mario ka marrë ovacionet e fundit të nderit nga tifozët e Sportingut, teksa Interi shpreson të kompletojë transferimin e lojtarit.

23 vjeçari është i vendosur që të kalojë te Interi dhe Corriere dello Sport është e bindur se marrëveshja është afër zyrtarizimit.

Agjenti Kia Joorabchian është i bindur se Joao Mario do të jetë i gatshëm për Interin qysh në hapje të Serie A ndaj Chievos javën e ardhshme.

Shuma totale e këtij operacioni është 45 milionë euro, edhe pse do të jetë pagesa e ndarë për dy vite, një herë 10 milionë euro e më pas 35 milionë euro në vitin 2017.

Kjo ia mundëson Interit që të jetë në rregull me Fair Play Financiar, teksda Joao Mario në mbrëmjen e kaluar në ndeshjen me Sportingut pasi u zëvëndësua u duartrokit nga tifozët në atë që besohet se është paraqitja e tij e fundit për klubin. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme