Jose Mourinho i gatshëm të bëjë një ofertë të fundit 60milionëshe për ta ndihmuar Paul Pogban

Prishtinë | 17 Kor 2017 | 15:23 | Nga
Jose Mourinho po planifikon një ofertë të fundit prej 60 milionë funta për yllin e Tottenhamit, Eric Dier.

Trajneri i Manchester Unitedit e dëshiron me çdo kusht reprezentuesin anglez në radhët e veta.

Por, “The Mirror” raporton se klubi nga “Old Trafford” brengoset se marrëveshja mund të mos arrihet, me Spurs që vazhdon të këmbëngul se dëshiron ta mbajë mesfushorin.

Dier mbetet njëri nga top objektivët e Mourinhos.

Sidoqoftë, lojtari ka nënshkruar një kontratë të re me klubin nga Londra në shtator kështu që Tottenhami nuk do ta ketë të vështirë ta ndalojë transferimin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme