Jose Mourinho në kërkim të një mbrojtësi të ri, kthen vëmendjen nga yll i PSG-së

Prishtinë | 13 Kor 2017 | 09:38 | Nga

Manchester United ka bërë lëvizje për yllin e Paris Saint-Germain, Serge Aurier.

Mbrojtësi i djathtë ka hasur në vështirësi të gjejë hapësira në fushën e lojës te gjiganti francez sezonin e kaluar, dhe ardhja e Dani Alvesit do t’ia reduktojë edhe më shumë atij minutazhin në fushë.

Sipas L’Equipe, Aurier i ka thënë trajnerit të PSG-së se dëshiron të largohet para se të mbyllet afati kalimtar.

Antonio Valencia dhe Matteo Darmian ishin zgjedhjet e Jose Mourinhos për krahun e djathtë sezonin e kaluar, por trajneri i Unitedit dëshiron të ketë më shumë opsione në dispozicion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme