Juve bën gati ofertën për Wilsheren

Prishtinë | 10 Qer 2018 | 16:36 | Nga

Juventusi raportohet se po bën gati një ofertë për mesfushorin e Arsenalit, Jack Wilshere.

26-vjeçari mbetet pa kontratë këtë verë dhe akoma nuk ka vendosur për të ardhmen nën urdhrat e trajnerit të ri Unai Emery.

Situata e Wilsheret ka nxitur interesim nga shumë skuadra, përfshirë “Zonjën e Vjetër” që thuhet se ka bërë gati ofertën për anglezin.

Sipas “DailyMail”, Emery dëshiron ta mbajë Wilsheren, por oferta e re nuk ka përmbushur kërkesat e mesfushorit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme