Juve largon dy e transferon dy futbollistë të tjerë

Prishtinë | 07 Kor 2017 | 14:22 | Nga

Raportohet se Juventusi ka arritur marrëveshje për transferimin e Federico Bernardeschit dhe Douglas Costas, kurse drejt largimit janë Alex Sandro e Juan Cuadrado.

Gazzetta dello Sport raporton se kampioni italian së pari duhet të shesë dhe më pasë të bëjë goditjen e dyfishtë në afatin kalimtar, transmeton Koha.net.

Ditë më parë ESPN kishte raportuar se Arsenali është i interesuar për Cuadradon, për të cilin Juve kërkon 35 milionë euro.

Kurse Alex Sandron interesim kanë shprehur Chelsea dhe PSG-ja, me këtë të fundit që thuhet se ka ofruar 70 milionë euro për shërbimet e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme