Juve ndërron mendje për Shik, plas lufta me Sampdorian

Prishtinë | 17 Kor 2017 | 13:02 | Nga

Histori absurde nga Italia, ku Juventusi duket se ka ndërruar mendje për sa i përket blerjes së talentit çek Patrik Shik nga Sampdoria.

Zbulimi i sezonit të fundit në Serinë A shkëlqeu edhe në Euro U-21 dhe kreu kontrollet mjekësore para disa ditësh në Torino, por duket se tashmë nevojiten kontrolle të reja, pasi Juventusi ka zbuluar diçka që nuk e ka bindur.

Në kundërsulm presidenti i Sampdorias, Masimo Ferrero: “Shik është 150% i shëndetshëm. I kanë gjetur një grip të lehtë dhe mundohen të anulojnë gjithçka, duke përhapur zëra që rrezikojnë të dëmtojnë imazhin e një prej talenteve më të mëdhenj në Europë. Nuk ekziston asnjë problem, kjo është një farsë. Le ta bëjnë, janë gati 4 klube të tjerë gati ta blejnë. Nëse Shik kthehet, nuk do ta shes më për 30 milionë euro, por për 40 a 50, sepse klauzola e kontratës së tij ka skaduar”.

Po Juventusi? Prapaskena qëndron te fakti se në Torino e duan Shik, por në huazim me të drejtë blerjeje, diçka që Samp nuk e pranon absolutisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme