Juve refuzon ofertën 100 milionëshe për Higuainin

Prishtinë | 15 Kor 2017 | 10:15 | Nga

Chelsea ka dështuar me një ofertë për sulmuesin e Juventusit, Gonzalo Higuain.

Juventus ka refuzuar një ofertë me vlerë prej 100 milionë euro nga Chelsea për transferimin e sulmuesit Gonzalo Higuain.

“Tuttosport” raporton se kampioni i Premierligës ka shprehur interesim për blerjen e yllit argjentinas.

Por, Juventus ka refuzuar ofertën duke insistuar se Higuain nuk është në shitje.

Chelsea është në kërkim të një sulmuesi pasi Diego Costa është nxjerrë në shitje.

Kurse, Romelu Lukaku injoroi ofertën e “Blues” duke u transferuar nga Everton në Man Utd.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme