Juve tenton mbrojtësin e Dortmundit

Prishtinë | 17 Kor 2017 | 13:11 | Nga

Kampioni italian, Juventus ka humbur njërin ndër mbrojtësit më të mirë në botë.

Leonardo Bonucci vendosi t’i bashkohej Milanit për 42 milionë euro.

Tani ‘Zonja e Vjetër’, është në kërkim të një zëvendësuesi për italianin e larguar.

Emri i ri në listën e Juventusit është ai i grekit Sokratis.

Greku ka pasur disa sezone të mira me fanellën e Borussia Dortmundit në Bundesliga.

Sipas mediave gjermane, Juve ka gati 25 milionë euro për tranaferimin e Sokratisit në Torino.

Në rast transferimi te Juventus për grekun do të ishte një rikthim në Serie A.

Të ngjashme