Juventus gjen zëvendësuesin e Buffonit

Prishtinë | 10 Kor 2017 | 16:55 | Nga

Juventus është shumë pranë nënshkrimit me portierin e Arsenalit, Wojciech Szczesny. Goal.com shkruan se portieri i Arsenalit, Wojciech Szczesny gjatë këtyre ditëve do të largohet përfundimisht nga Londra për të kaluar në Juventus.

Gjatë kësaj jave pritet të kryhen bisedimet me Arsenalin dhe Szczesny do të prezantohet si portier i ri i kampionëve të Italisë, transmeton Gazeta Express.

Për shërbimet e portierit do të paguhen 15 milionë euro, ndërsa lojtari do të përfitojë nga 4 milionë euro në sezon.

Szczesny e njeh shumë mirë Serie A, pasi ka mbrojtur ngjyrat e Romës në dy vitet e fundit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme