Juventus mposht Torinon, merr vendin e parë

Prishtinë | 18 Shk 2018 | 14:30 | Nga

Juventus ka shënuar fitore minimale 0:1 ndaj Torinos, në kuadër të derbit të javës së 25’ të Serie A.

Kampioni aktual i Italisë, Juventus ka vazhduar me fitore në Serie A, duke mposhtur në derbi rivalin e qytetit Torinon 0:1.

Golin e vetëm dhe të fitores në këtë takim e shënoi mbrojtësi i majtë Alex Sandro në minutën e 33’.

Pas kësaj fitoreje Juventus merr përkohësisht vendin e parë më 65 pikë, dy më shumë se sa Napoli që nga ora 15:00 takohet me SPAL.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme