Juventus-Real, finalja e Ligës së Kampionëve

Prishtinë | 10 Maj 2017 | 22:43 | Nga

Juventus – Real Madrid do të jetë finalja e Ligës së Kampionëve për sezonin 2016/17.

Reali në gjysmëfinale eliminoi Atleticon me rezultat të përgjithshëm 4-2, edhe pse në ndeshjen e sotme u mposht 2-1.

Atletico e nisi shumë mirë ndeshjen, ku shënoi dy gola të shpejtë në fillim të ndeshjes.

Saul Niguez në minutën e 12-të dhe Antonie Griezmann nga penalltia në minutën e 16-të i dhanë shpresë skuadrës së tyre për ndonjë përmbysje të mundshme.

Mirëpo shpresat i shoi Isco, ku shfrytëzoi një kalim spektakular të Benzemasë për të shënuar në portën e Oblack.

Finalja e madhe e këtij sezoni në Ligën e Kampionëve do të zhvillohet në Cardif me 3 qershor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme