Te Juventusi, sa shumë kandidatë për sulmin

Prishtinë | 12 Kor 2016 | 19:30 | Nga

Pas largimit të Alvaro Morata në Spanjë, Juventusi ka futur në arkat e tij 30 milionë euro, ashtu sikurse parashikonte kontrata. Por 30 milionë të tjera pritet të vijnë nga shitja e Simone Zaza te gjermanët e Wolfsburg, që gjithashtu pritet të largohet ditët në vijim.

Në këtë mënyrë, bardhezinjtë janë në kërkim të një sulmuesi me peshë, që do t’i udhëheqë në Champions League, drejt triumfit në trofeun më prestigjoz në Europë.

Dhe lista e kandiatëve për të veshur fanellën e skuadrës kampione të Italisë është e gjatë. Por në krye të listës qëndron francezi Karim Benzema.

Karim Benzema, sulmuesi francez i Real Madrid Nëse në Madrid, pas Morata vjen edhe një sulmues tjetër i madh, ai që do të “hapë krahun” është pikërisht Benzema dhe për Juventusin është lojtari i duhur për të fituar në Europë.

Bardhezinjtë kanë në dorë një shumë të madhe parash dhe për 29-vjeçarin e Realit janë gati të shpenzojnë 40 milionë euro. Një sakrificë e madhe për të marrë një sulmues që mund të bëjë diferencën dhe që me përvojën që ka do të ndihmonte shumë repartin e avancuar të trajnerit Allegri.

Kiliani Alexis Sanchez ne duel me Messi Por Benzema nuk është i vetmi në listë, pasi një tjetër emër i përfolur është një njohje e vjetër e Serisë A, kolumbiani Alexis Sanchez (ka luajtur me Udinese).

Duket se tek Arsenali duan ta largojnë dhe kiliani është konsideruar nga trajneri Allegri si lojtari i duhur për të mbushur boshllëkun e krijuar në sulm. Ka karakteristikat teknike të duhura për lojën e trajnerit Allegri, pasi mund të luajë edhe si lojtar pyke, por edhe duke vepruar nga krahët.

Sulmuesi i PSG-se, Edinson Cavani po ka edhe mjaft të tjerë sulmues “big” që mund të veshin fanellën e skuadrës kampione të Italisë, siç është Edinson Cavani, një tjetër njohje e vjetër i kampionatit italian (ka luajtur me Napolin).

Lojtari nuk ka vendosur ende nëse do të qëndrojë me kampionët e Francës, ndërkohë që ardhja e trajnerit të ri (Emery) ka vënë në dyshim një fanellë prej titullari të Cavani te PSG-ja.

Pa haruar edhe Gonzalo Higuain, një tjetër emër i rëndësishëm i sulmit, që mund të largohet nga Napoli në drejtim të një ekipi që i garanton trofe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme