Juventusi tregon çmimin e Higuainit

Prishtinë | 07 Qer 2018 | 14:24 | Nga

​63 milionë euro, kaq kërkon Juventusi për Gonzalo Higuainin.
Juventusi nuk dëshiron ta lë të largohet Gonzalo Higuainin, por nëse një klub e do argjentinasin, atëherë duhet të paguajë 63 milionë euro, raporton Gazzetta dello Sport, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi argjentinas lidhet me një largim të mundshëm nga “Zonja e Vjetër” dhe dje bëri të ditur se do të dëshironte të luajë në Premierligë.

Juve e bleu atë nga Napoli për 94 milionë euro në vitin 2016 ku fiton 7.5 milionë euro në sezon. /Gazeta Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme