Juventusi vendos përfundimisht nëse do ta shesë Pogban

Prishtinë | 11 Kor 2016 | 16:26 | Nga

Juventus nuk dëshiron të shesë yllin e skuadrës Paul Pogba.

Agjenti Minoa Raiola e ka konfirmuar se Juventusi nuk dëshiron ta shesë Paul Pogban.

Ai tregoi për interesimin e Manchester Uitedit, por insistoi se Juventusi nuk dëshiron ta shesë.

“Unitedi është duke u interesuar për Pogban, por Juventus sikurse klubet e mëdha evropiane nuk dëshiron të shes lojtarin e saj kryesor. Juventusi nuk dëshiron që ai të largohet dhe duan t’i ofrojnë atij kontratë të re”, tha Raiola për The Times.

“Shumë skuadra janë duke e kërkuar, por Juventus dëshiron ta mbaj. Paul gjithmonë është trajtuar mirë dhe Juventus beson në të”.

Ky është një lajm i keq për Unitedin, që kishte shpresuar që do ta transferonte për 120 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme