Kaçe përjashtohet nga Kombëtarja

Prishtinë | 10 Tet 2016 | 14:05 | Nga

Humbja e Shqipërisë nga Spanja ka qenë e hidhur për të gjithë tifozët e Kombëtares.

Mirëpo një gjë tjetër ka ndodhur para ndeshjes, teksa trajneri De Biasi dhe mesfushori Ergys Kaçe kanë pasur një debat të ashpër.

Anëtari i skuadrës çeke Viktoria Plzen po kalon nëpër një formë shumë të mirë dhe ka kërkuar të luajë.

Mirëpo De Biasi nuk ka dashur të dëgjojë për këtë gjë dhe e ka përjashtuar nga banka duke e dërguar ta shikojë ndeshjen nga tribunat e stadiumit “Loro Boriçi”.

Mbetet të shihet nëse Kaçe do të grumbullohet në ndeshjet e ardhshme të Kombëtares shqiptare.

kaceeeee

Të ngjashme