Kalinici shumë afër kalimit te Atletico

Prishtinë | 17 Kor 2018 | 11:38 | Nga

Raportimet në Spanjë thonë se kalimi i Nikola Kalinic nga Milani te Atletico Madridi tashmë është diçka e kryer.

Sulmuesi i është bashkuar klubit kuqezi në verën e kaluar për 25 milionë euro, por nuk arritur të bëjë më shumë se gjashtë gola në gjithë sezonin.

Për t’u bërë gjërat me keq, ai u përjashtua nga Përfaqësuesja e Kroacisë në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’ pasi refuzoi të futet si zëvendësues në ndeshjen ndaj Nigerisë.

Kështu ai tani nuk do ta marrë as medalje për arritjen e kroatëve në finale.

Sipas Marcas tashmë Rossonerët tashmë kanë arritur marrëveshje me Atleticon për sulmuesin 30-vjeçar.

Kalimi i tij te spanjollët pritet të jetë huazim me obligim blerje për 18 milionë euro.

Duket se me gjithë këtë është pajtuar edhe lojtari pasi ka shprehur gatishmëri të udhëtojë drejt Spanjës menjëherë pasi klubet të pajtohen përfundimisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme