“Kam qarë kur mora ftesën për Kombëtaren”

Prishtinë | 07 Nën 2017 | 09:13 | Nga

Kombëtarja shqiptare do të ketë prurje të re për miqësoren me Turqinë dhe ai do të jetë ish-lojtari i moshave të Norvegjisë, Kamer Qaka.

Pas marrjes së ftesës nga Christian Panucci, mesfushori 22-vjeçar është intervistuar nga mediat norvegjeze ku ka treguar momentet e para pasi ka marrë ftesën. “Kam qarë për 20 minuta. Isha në shok, pasi idhujt e fëmijërisë sime luajnë te Shqipëria dhe këstu që nuk di ç’të them më tej. Gjërat po shkojmë shumë mirë për mua këtë vit. Fillimisht dëgjova nga njerëz të rëndësishëm të futbollit në Shqipëri, se unë duhet të isha pjesë e Kombëtares. Ndërsa më pas, papritmas më erdhi ftesa këtë të hënë. Më pyetën nëse isha gati, ndërsa i thash se nuk ishte nevoja të ma bënin këtë pyetje. Isha shumë i lumtur”, ka thënë Qaka.

Image result for kamer qaka

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme