Kampioni rrezikon të bjerë nga liga

Prishtinë | 12 Shk 2017 | 21:10 | Nga

Kampioni në fuqi i Premier League, Leicester City, nuk është duke treguar as për së afërmi fytyrën e një edicioni më parë.

Skuadra e drejtuar nga Calucio Ranieri ka pësuar humbjen e radhës si mysafir i Swansea Cityt.

Mawson dhe Olsson shënuan për vendasit për ta zhytur edhe më shumë në probleme Leicesterin.

Ata tash gjenden në vendin e 16-të, vetëm një vend dhe një pikë larg nga zona e dëbimit. Aty më pas janë Hull City më 20 pikë pra dhe Crystal Palace dhe Sunderland me nga 19 në pozitat 19 dhe 20

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme