Kane befason Modriçin

Prishtinë | 17 Tet 2018 | 19:09 | Nga Ekonomia Online

Loja e mirë e sulmuesit të kombëtares angleze, Harry Kane në fitoren e së hënës ndaj Spanjës përveq këtyre të fundit ka mahnitur edhe mesfushorin kroat, Luka Modriç.

“Nëse shikon numrin e gola që ka shënuar për Tottenhamin kupton se ai i ka futur ata në garë për titull, gjë që nuk është e lehtë sepse klubet tjera janë duke investuar më shumë para”, ka deklaruar Modriç.

Ai madje e konsideron atë edhe si më të mirët e kohës, raporton Marca, përcjell Klan Kosova.

“Ai ka vërtetuar veten si një nga si një nga sulmuesit më të mirë në botë”, ka shtuar kroati.

Kane nuk arriti të shënojë në fitoren ndaj spanjollëve por shfaqi një lojë shumë të mirë në mbrëmjen e së hënës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme