Kante: Interesimi i Arsenalit nuk ishte aq i madh

Prishtinë | 07 Pri 2017 | 09:17 | Nga

Ylli i Chelseat, N’Golo Kante ka zbuluar se ai ishte i kërkuar nga Arsenali para se të vendos për të bërë lëvizje në Stamford Bridge.

Mesfushori francez ishte i kërkuar pas një sezoni mbresëlënës me Leicester Cityn në Ligën Premier, ku u shpallen edhe kampion të Ligës.

Kjo bëri që Kante të kërkohet shumë, por në fund u bashkua me Chelsean në një transferim të raportuar prej 32 milionë funteve në korrik të vitit të kaluar.

Por Kante, 26-vjeçar, ka pasur opsione tjera, duke përfshirë edhe mundësinë e nënshkrimit me rivalët e Londrës së Chelseat, Arsenalin.

Megjithatë, mesfushori ka thënë se ai ndjeu më shumë bashkimin me skuadrën nga Stamford Bridge sesa klubet e tjera, pasi interesimi i Topçinjve nuk ishte aq i madh.

“Me Arsenalin ka pasur një interesim, por jo i madh sa i klubeve tjera”, ka thënë fillimisht Kante për Sky Sports.

“Kjo është arsyeja pse unë nuk shkova në Arsenal dhe shkova në Chelsea”, përfundoi francezi.

Të ngjashme