Karateistja Adelina Rama humb luftën për të bronztën, lëndohet Orges Arifi

Prishtinë | 24 Qer 2018 | 19:27 | Nga

Adelina Rama ishte shumë afër të shkruajë historinë, duke i sjell Kosovës medaljen e parë nga Lojërat Mesdhetare Tarragona, bën të ditur përmes një komunikate për media KOK-u.

Karateistja kosovare humbi luftën për medaljen e bronztë në repesazh nga spanjollja, Maria Ferrer, në kategorinë -61 kilogramë.

KOK-u shton se paraprakisht ajo mposhti portugezen, në Ana Simao, në repesazh, kurse u mposht nga Giana Loty e Egjiptit. Rrethin e parë e kaloi pa luftë, pasi kundërshtarja nuk u paraqit në momentin e garës.

“Në konkurrencën e meshkujve, sot garoi Orges Arifi (kategoria -60 kg), i cili pësoi humbje në rrethin e parë nga kampioni i Evropës, maqedonasi, Emil Pavlov. Arifi, pësoi lëndim gjatë garës, duke iu përsëritur lëndimi i mëhershëm në qafë”, thuhet në komunikatë.

Nesër garojnë edhe Herolind Nishevci (+84 kilogramë), Alvin Karaqi (-84 kg) dhe Fortesa Orana (+68 kg).

Në garat e sotme të karatesë, drejtësinë me shumë sukses e ndau edhe gjyqtari kosovar i karatesë, Ardian Muhadri, i cili është në mesin e katër gjyqtarëve nga Kosova, pjesëmarrës në Tarragona 2018.

Të ngjashme