Kasami pritet të nënshkruajë me Grasshopperin

Prishtinë | 27 Kor 2017 | 17:53 | Nga

Pajtim Kasami së shpejti pritet të bëhet me skuadër të re. Mesfushori shqiptar nuk është në planet e klubit grek Olypiakos dhe pritet të mbetet i lirë.

Ai është afër transferimit në elitën e futbollit zviceran tek skuadra Grasshopper. Mediat zvicerane e kanë bërë punë të kryer kalimin e tij në kampionatin zviceran.

Zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të bëhet brenda kësaj jave. Ky do të jetë një rikthim për Kasamin në elitën e futbollit zviceran pasi më parë ka luajtur për Luzernin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme