Keita te Interi do finalizohet pas kalimit të Perisic te Unitedi

Prishtinë | 19 Kor 2017 | 10:02 | Nga

Në faqen sportive të edicionit të sotëm të ‘Il Messaggero’ gjen hapësirë edhe tregu i transferimeve të Lazios.

Janë orë vendimtare për të ardhmen e Keita Bales për të cilin ka shfaqur interesim serioz Interi.

“Keita – Inter, pas ‘po’ për Perisic te Unitedit”, shkruan e përditshmja italiane.

Klubi nga Milano është i gatshëm të paguajë 20 milionë euro për yllin e klubit nga kryeqyteti italian.

Në rast se Perisic kalon te Man Utd me shumë mundësi në Inter do të huazohet Anthony Martial.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme