Kërkohet ndryshimi i Rregullores për kategorizim të federatave

Prishtinë | 07 Shk 2018 | 09:37 | Nga

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit pritet të bëjë ndryshime në Rregulloren për kategorizimin e sporteve, shkruan sot Koha Ditore.

Ndryshimin në Rregullore e ka kërkuar Komisioni pranë Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), që përbëhet nga Agron Kuka, Gazmend Maxhuni, Shasivar Haxhijaj, Shqipe Zogiani dhe Kushtrim Krasniqi. Ky komision ka vlerësuar se kriteret e Rregullores nuk janë të favorshme për sportet ekipore.

Në fakt ende pa përfunduar procesi i dorëzimit të formularëve për aplikim, ishin federatat e sporteve kolektive që shprehën mospajtime me kriteret e vendosura, nëpërmjet të cilave do të bëhet rangimi.

Këto federata, ku bëjnë pjesë Federata e Futbollit, Basketbollit, Hendbollit dhe Volejbollit, vlerësuan kriteret si të favorshme vetëm për sportet individuale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme