Këshilli për Parandalimin e Dhunës në Sport diskuton për obligimet e këtij këshilli

Prishtinë | 10 Gus 2018 | 14:24 | Nga

Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive ka mbajtur takimin e radhës në të cilin kanë diskutuar për hapat konkretë që duhet ndërmarrë për funksionalizimin e strukturës zbatuese që do të ndikojë në parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet dhe aktivitetet sportive që organizohen në Republikën e Kosovës.

Po ashtu kjo trupë ka biseduar edhe për komunikimin që janë duke e realizuar me federata e sportit në kuadër të informimit të tyre për detyrimet dhe obligimet e Këshillit. Anëtarët e Këshillit në takimin e radhës do të ftojnë federatat e sportit të cilat nuk kanë qenë të pranishme në takimet e mëhershme të organizuara nga Këshilli për fazën njoftuese për detyrat që ka kjo trupë kombëtare.

Po ashtu Këshilli tha se do të vizitohen shtetet që kanë përvojë në parandalimin e dhunës dhe dukurive në sport dhe përvojat më të mira do të sillen në vendin tonë me qëllim të realizimit sa më efektiv në parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në sport.

Të ngjashme