Kështu do të duket stadiumi i Lipjanit (Foto)

Prishtinë | 21 Nën 2016 | 16:29 | Nga Hasan Hoti

KF. Ulpiana brenda një viti do të ketë stadiumin e ri. Fotografitë e siguruara nga Ekonomia Online, tregojnë pamjet se si do të duket stadiumi i ri i qytetit të Lipjanit.

Pavarësisht se po hyjnë në stinën e ftohtë, Komuna dhe kompanitë ndërtuese u patën zotuar se të gjitha punët do të kryhen në afatin e paraparë, gjë që i bie se deri në fund të vitit të ardhshëm do të jenë në dispozicion të dashamirëve të sportit.

Infrastruktura e dobët sportive, ka ndikuar që ndeshjet e përfaqësueses së Kosovës të mos zhvillohen në Kosovë.

FIFA dhe UEFA vazhdimisht kanë hedhur kritika në adresë të FFK-së, duke bërë me dije se rregullimi i infrastrukturës sportive mbetet kusht për avancimin e futbollit kosovar.

stadium

stadium1

stadium3

stadium4

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme