Këta janë të ftuarit e Challandes për miqësoret e marsit

Prishtinë | 13 Mar 2018 | 15:15 | Nga

Federatës së Futbollit të Kosovës i ka rrjedhë në media lista e ë të ftuarve të seletkroit Challandes për ndeshjet miqësore me Burkina Fason dhe Madagaskarin që zhvillohen javën e ardhshme në Paris.

Dy talentet kosovarë, të kërkuar edhe nga përfaqësuese të tjera, Edon Zhegrova dhe Idriz Voca, janë përfshirë në listën e seleksionuesit të ri të Kosovës, Bernard Challandes, për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji.

Në listën me 23 emra, sipas burimeve të Insportit që kanë konfirmuar saktësinë e listës, shumica janë lojtarë të dëshmuar nga koha e ish-seleksionuesit Albert Bunjaki.

Lista e Kosovës për dy miqësoret në Francë

Portierë: Samir Ujkani (Cremonese), Bledar Hajdini (Trepça ’89), Faton Maloku (Ferronikel)

Mbrojtës: Mërgim Vojvoda (Mouscron), Lirim Kastrati (Roma 2), Amir Rrahmani (Dinamo Zagreb), Ardin Dallku (Vorskla), Fidan Aliti (Skënderbeu), Leart Paqarada (Sandhausen), Benjamin Kololli (Lausanne)

Mesfushorë: Hekuran Kryeziu (Luzern), Idriz Voca (Luzern), Herolind Shala (Lyngby), Valon Berisha (Red Bull Salzburg), Besar Halimi (Brondby), Milot Rashica (Werder Bremen), Bernard Berisha (Akhmat Grozny), Bersant Celina (Ipswich Town), Arbër Zeneli (Heerenveen), Edon Zhegrova (Genk), Elbasan Rashani (Odd)

Sulmues: Vedat Muriqi (Rizespor), Atdhe Nuhiu (Sheffield Wednesday)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme