Këtë javë merret vendimi për Albert Bunjakun

Prishtinë | 19 Qer 2017 | 08:26 | Nga Ekonomia Online

Humbja kundër Turqisë me rezultat 4-1 ja ka lëkundur pozicionin e Albert Bunjakut te Kosova.

Pesë humbje radhazi dhe fakti që shumë lojtar kanë dalë të pakënaqur me trajnerin, ka bërë që Federata të mendoj për pozicionin ndaj Albert Bunjakut.

Bordi ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës, të mërkurën do të vendos për të ardhmen e elektorit kosovar.

Gjasat janë që të shkarkohet menjëherë, ose të paktën deri në fund të kualifikimeve, ku kanë mbetur edhe katër ndeshje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme