KF “Llapi” nderon Fadil Vokrrin, e tërheq numrin 9 nga përdorimi

Prishtinë | 11 Qer 2018 | 15:56 | Nga

Klubi i Futbollit, FC Llapi përmes një njoftimi nga faqja e saj në Facebook ka njoftuar se për nder të Fadil Vokrrit ka tërhequr numrin 9 nga përdorimi. Kjo nënkupton që askush nuk mund ta ketë në fanellë këtë numër.

“FC Llapi merr vendim emocional por të përjetshëm dhe krenar në shenjë kontributi për Futbollin Shqiptar dhe për FC Llapi-n si klubi i parë i Fadilit. Kemi vendosur për realizimin e Muzeut kushtuar Legjendës së Futbollit Shqiptar të të gjitha kohërave, FADIL VOKRRI. Poashtu FC Llapi tërheq fanellën me numër 9 numri i CIRES tonë kështu e thërrisnin e gjithë Podujeva, numër ky që sezonin e fundit e barti Gentrit Begolli”, thuhet në njoftimin e FC Llapit.

VendimFC Llapi merr vendim emocional por të përjetshëm dhe krenar në shenjë kontributi për Futbollin Shqiptar dhe për…

Gepostet von K.F. Llapi am Montag, 11. Juni 2018

Vokrri vdiq të shtunën në mëngjes pas një komplikimi shëndetësor.

Ai u varros të dielën në Prishtinë me nderime shtetëore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme