KF Llapi: Sokoli u shkarkua për mungesë të rezultateve dhe harmonisë

Prishtinë | 11 Tet 2018 | 12:49 | Nga Ekonomia Online

Klubi futbollistik “Llapi” më anë të një komunikate shtypi ka treguar arsyet pse e shkarkoi trajnerin Bylbyl Sokoli.

“Aventura” e Sokolit në klubin llapjan përfundoi dje, pas vetëm nëntë ndeshjeve në Ipko Superliga.

“Llapi” thotë se shkarkimi erdhi pas rezultateve të dobëta dhe mosharmonisë mes trajnerit dhe lojtarëve.

Llapi nën drejtimin e Sokolit arriti pesë fitore një barazim dhe tri humbje dhe renditet në vendin e tretë në tabelë me 16 pikë.

Klubi nga Podujeva thotë se është në bisedime me tre trajnerë për të zënë vendin.

Sokoli është ankuar se për shkarkimin mori vesh nga mediet. Ai para disa ditë ishte sulmuar në hyrje të banesës së tij, për motive ende të pasqaruara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme