Khedira: Ishte e rëndësishme të rikthehemi te fitoret

Prishtinë | 23 Tet 2017 | 10:21 | Nga

Mesfushori i Juventusit, Sami Khedira, ka folur për Sky Sport pas fitores ndaj Udineses.

Gjermani shënoi het-trik në fitoren 2-6 tha se kjo fitore ishte shumë e nevojshme për ecurinë në të ardhmen.

“Jam i lumtur se është hera e parë që shënoj het-trik, por gjëja më e rëndësishme është të rikthehemi te rezultatet e mirë pas atyre negative ndaj Atalantas e Lazios”.

“Mund të flasim për krenari, ishte një garë e vështirë në fillim, mbi të gjitha pas përjashtimit (Mandzukic me karton të kuq).

“Ishte e rëndësishme për të fituar. Scudetto? Duhet të sjellim tre pikë në shpi për të vazhduar në rrugë të drejt, kjo edhe pas rezultateve të djeshme (Napoli dhe Interi barazuan pa gola)”, ka thënë Khedira.

Zonja e Vjetër renditet në vendin e tretë me 22 pikë, tri më pak se Napoli në vend të parë.

Ndeshja e ardhshme e kampionëve aktual është ndaj Spalit.

https://www.facebook.com/premiumsintesi/videos/286015255236748/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme